Ramazan Çeka, miku i këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili ka treguar gjendjen shëndetësore të tij pas lajmit që po qarkullon në media se artisti është prekur nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Çeka bën me dije se këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, por jo nga koronavirusi dhe falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.
“Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë”, tha ai në një komunikim me”abcnews.al”.
POSTIMI I PLOTË
Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit.
Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili.
Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetsore, por jo me Kovidin.
Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.
Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj.





