SHBA, gusht 2014  – Aktori i njohur Robin Williams u gjet i pajetë në banesën e tij dhe deri tani të gjitha pistat të çojnë drejt vetëvrasjes. New York Post publikon një intervistë të një prej miqve të afërt të Robin William,s i cili rrëfen se gjatë muajve të fundit ai kishte patur probleme të mëdha ekonomike për shkak të dy divorceve. 

“Divorci është i kushtueshëm. Të boshatis zemrën dhe portofolin. Ai fliste vetëm për probleme parash, por sigurisht kishte dhe probleme të tjera. Një ndër shkaqet që e shtynë të binte në depresion të thellë ishte anulimi i show-t televiziv “The Crazy Ones” që pritej të transmetohej në Cbs. Robin ndihej keq. Ishte 60 vjeç me një karrierë të shkëlqyer dhe ishte detyruar të pranonte një show televiziv vetëm për të bërë pak para.”– ka rrëfyer miku i Robin Williams. 

Në vitin 2013 aktori kishte deklaruar se ishte në prag të falimentimit për shkak të dy divorceve të cilat i kishin kushtuar shumë. Ai u detyrua të shiste një prej pronave të tij, që kushtonte 35 milionë dollarë, për të rifituar stabilitetin ekonomik. Por mesa duket problemet e tij nuk përfunduan kurrë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/