Nëse në ditë të caktuara pamja juaj nuk ju pëlqen mos u shqetësoni. Ndodh që edhe gruaja më e bukur në botë në ditë të veçanta të jetë pak larg imazhit që janë mësuar ta shohin të gjithë.

Fotot më të fundit të Mila Kunis, aktores hollivudiane të shpallur gruaja më e bukur e vitit nuk përcjellin aspak imazhin e kuruar me të cilën Mila është shfaqur gjithnjë para fansave. Me pak fjalë edhe femra më seksi nuk mund të duket perfekte gjithë kohën.

E veshur me rroba sportive, pa make up, së bashku me të dashurin e saj Ashton Kushner, Mila është fotografuar ndërsa po shëtiste qenin në rrugët e Los Angeles. Interpretuesja e "Mjelmës së zezë" duket e mërzitur dhe në prag të të qarit.