Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Gjatë bisedës përballë moderatores Ester Bylyku, Milaim Zeka, ka bërë disa deklarata të forta, duke u shprehur se Donald Veshaj nuk di të bëjë seks dhe se nuk do të martohej me gruan nëse nuk do të kishte vetitë e qenit dhe të kalit.
Por listës së deklaratave të tij nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama.
Teksa fliste për nivelin e gazetarisë në studiot televizive, ku moderatorët qëndrojnë me një këmbë përpara të ftuarve, Milaimi shtoi: “Po të më kishte kapur mua nga veshi Edi Rama, unë isha zhveshur lakuqi pa brekë në studio, por unë nuk kisha dal më në televizion.”
Siç duket, Milaim Zeka me anë të kësaj deklarate i referohej moderatorit Blendi Fevziu, i cili ka një foto me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit e kap prej veshi.