29 janar 2015 –  Maldini, Panucci, Costacurta, Baresi. Mjafton të përmendësh këto emra për të ngjallur kujtime shumë të bukura në mendjet e tifozëve të Milanit. Që të katër pjesë e Milanit të madh të Fabio Capellos që 20 vjet më parë fitonin titullin e 15 kampion në Serie A.

Një formacion përrallor që gjatë viteve 1994-1995 fitonte edhe një Kupë Kampionesh (Milan 4-0 Barcelona në Athinë), një Kupë Italie dhe në vitin 1995 humbisnin në finalen e Champions-it përballë Ajaxit vetëm në minutat e fundit. Kujtime të bukura. Por nga ai Milan tashmë kanë kaluar 20 vjet. Skuadra ka ndryshuar, Serie A ka ndryshuar.

Evropa në këto momente ështzë shumë larg për kuqezinjtë, thuajse një kmirazh. Për më tepër të eleminuar edhe nga Kupa. Sot Milani luan në sulm me treshen Cerci-Menez-Pazzini, ndërsa ato vite luanin Saviçeviç-Boban-Massaro, pa harruar: Papin (sezoni'93-'94), Marco Simone ('93-'94 e '94-'95), Tassotti ('93-'94 e '94-'95), Lentini ('93-'94 e '94-'95), Eranio ('93-'94 e '94-'95).