Milani ka marrë një fitore me vlera të madhe në San Siro, teksa mposhti minimalisht 1-0 Fiorentinën.

Ky 3 pikësh është tejet i rëndësishëm për “Djallin”, që e sheh veten akoma më afër titullit kampion.

Ekipi vjollcë u tregua menjëherë i rrezikshëm. Në minutën e 10-të, Igor ka një mundësi të mirë për të shënuar, por goditja e tij shkon jashtë.

Në të 16-tën, Kessie do jepte një pasim për Giroud, por lojtari francez nxjerr topin jashtë.