3 Marsi duhet të ishte dita shumëpritur për tifozët e Milanit, por papritur nga një ditë e bukur me diell u shndërrua në një ditë të zymtë. Ajo që tashmë dihej u zyrtarizua në asamblenë aksionerëve të mbajtur në Casa Milan. Marrëveshja për shitjen e klubit kuqezi te kinezët që ishte parashikuar për t’u realizuar me sukses pikërisht në 3 Mars ka dështuar dhe e shtyrë për një datë pa afat. Lajmi u bë publik nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani i cili në përfundim të asamblesë u shfaq përpara mediave duke theksuar; “Nuk janë verifikuar kushtet për mbylljen e marrëveshjes me grupin kinez Sino Europe Sports, por Finivest kompania që ka në pronësi aktualisht aksionet e Milanit po punon me këtë grup në kohë shumë të shkurtra”.

Fjalë këto të Adriano Gallianit njeriut që e di më mirë se kushdo tjetër se kalimi i Milanit në duart e kinezëve do të jetë proces i vështirë dhe i ndërlikuar. Megjithatë Gallianin nuk e shqetëson shumë fakti që marrëveshja nuk u arrit. “Nuk mendoj se kinezët janë tallur me ne, nuk ka asgjë për momentin që nuk funksionon, kështu që amtomsfera në klub do të jetë vazhdojë të jetë po njësoj edhe pas kësaj që ndodhi”, deklaroi në vijim, Galliani. Me gjithë dëshirën dhe vullnetin e mirë që kanë palët që kjo marrëveshje të realizohet nuk mund të flas me siguri se në cfarë pike jemi, cfarë do të ndodhë, apo cila do të jetë e ardhmja e Milanit, sepse as un vetë nuk e di, shtoi në fund adminstratori i deleguar, dhe pavarsisht optimizmit të Gallianit ky është një sinjal mëse i qartë se dicka nuk shkon në bisedimet mes palëve.