Emerson Royal është gjithnjë e më afër që të bëhet një lojtar i ri i AC Milan.

Një kontratë 4-vjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon është gati për brazilianin. 

Kuqezinjtë janë duke zgjidhur detajet përfundimtare me Tottenham dhe shpresojnë të mbyllin marrëveshjen jo më vonë se këtë javë. 

Sipas Calciomercato.com, në fakt, dita vendimtare do të jetë e mërkura. 

Inline image

Spurs kërkon 15 milionë euro, klubi kuqezi ka ofruar 13 milionë, por është gati të rrisë shifrën për ta sjellë lojtarin në Milano.

Emerson është një dëshirë e trajnerit të ri të “Djallit”, dhe klubi do të bëjë gjithçka për të finalizuar operacionin.