Klubi i Milanit është nën hetim nga Guardia di Finanza për kalimin e pronësisë nga Elliott te RedBird.
Sipas mediave italiane ka “mospërputhje të konsiderueshme” midis asaj që u komunikua nga RedBird, fondi i Gerry Cardinale që bleu Milanin në gusht 2022, dhe asaj që iu raportua “bordit të drejtorëve” të klubit “në lidhje me origjinën e fondeve të përdorura për të finalizuar blerjen e aksioneve” të klubit kuqezi.
Hetimet e Prokurorisë së Milanos, përfshijnë CEO Giorgio Furlani dhe paraardhësin e tij Ivan Gazidis.
Në veçanti, sipas dokumenteve, bordi drejtues i AC Milan është informuar më 11 qershor 2022, pra para mbylljes, se personi që do të paguante 400 milionë euro, ose një pjesë e mbi 1 miliard për blerjen, do të ishte fondi: “Rb Fund Iv Fc Aiv Cv” i cili nuk figuron megjithatë në dokumentet e dërguara nga RedBird.
Nga “formulari adv” i përditësuar më 31 mars 2023 i depozituar në Komisioni Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, prokurorët që po hetojnë hedhin hipotezën se Elliott ende e kontrollonn Milanin
Sipas tyre rezulton se fondi i treguar për blerjen e bordit të drejtorëve të kuqezinjve “nuk është një fond investimi i menaxhuar nga RedBird”.
Nga kjo rrjedh dyshimi, sipas akuzës, se “pjesa më e madhe e kapitalit të shfrytëzuar për shitje” vjen nga një korporat që nuk i referohet RedBird”.
Në dokumentet e prokurorëve është rikonstruktuar “kontrata e shitjes së aksioneve” të Milanit, e nënshkruar më 31 gusht dy vite më parë, nga e cila rezulton se për të blerë klubin RedBird, nga njëra anë, do të kishte paguar 600 milionë euro në “Llogarinë rrjedhëse në Luksemburg Rossoneri “, një metodë e korporatës që i referohet Elliott. Dhe, nga ana tjetër, për të paguar 560 milionë eurot e mbetura, Elliott do të kishte shfrytëzuar një “marrëveshje kredie” e dhënë nga vetë shitësi”.
Sipas hetuesve, një mënyrë në të cilën Elliott mbajti kontrollin mbi kompaninë.





