Milan nis punën per të sistemuar repartin e sulmit të skuadrës. Drejtori Sportiv i kuqezinjve, Igli Tare do të takojë agjentin Pini Zahavi për të diskutuar për Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershor të 2026. Operacioni është i komplikuar, por drejtuesit e Milanit kanë programuar tashmë një takim për të kuptuar qëllimet e polakut dhe pretendimet e tij financiare.

Ndërsa Christopher Nkunku u transferua te Milani në muajt e verës par 38 milionë euro plus 4 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve, por paraqitjet e tij kanë  shqetësuar drejtuesit e Milanit të cilët do të bëjnë një analizë të situatës me agjentin e tij, Pini Zahavi. Kështu mbetet për të parë së çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të diskutohet në këtë takim mes Tares the superagjentit të të dy futbollistëve.