23 nëntor 2014 –  Kanë kaluar shumë vite prej se interesimi për derbin më të madh lokal në botë, Milan-Inter, ka qenë kaq i madh si këtë edicion edhe pse të dyja skuadrat e qytetit të modës, nuk po kalojnë momente të mira në Serie A. Megjithatë, entuziazmi me trajnerët e rinjë sidomos të neroaxurëve prej rikthimit të Roberto Mancinit, ka bërë që tifozët të çmenden për siguruar një biletë për këtë derbi të madh italian dhe evropian të 212 në histori të kampionatit. Rekordi është thyer këtë vit, sepse janë shitur 79.173 bileta ndërsa përfitimet kanë kap shifrën, 3.324.594, si asnjëherë më parë në ndonjë ndeshje futbolli në Serie A. Asnjë vend i lirë në San Siro, ndërsa interesimi për këtë duel është shumë i madh edhe në nbarë botën, sepse shumë shtete në planet do ta transmetojnë direkt. Milan-Inter ka brenda edhe histori të shumta ndryshimi fanelle apo siç pëlqejnë ta quajnë në Milano “feje”. Historia e futbollit në Itali njeh shumë të tillë. Por më poshtë do të njiheni vetëm me disa prej tyre që kanë mundur të “konvertohen” nga kuqezi në zikaltër apo edhe anasjelltas. Gjithçka nisi nga Xhiuzepe Meaca, që si tifoz i “Djallit” u kthye në një legjendë tek Interi (1927- 1940), për të vazhduar karrierën te kuqezinjtë, ku luajti për dy sezone (1940-1942).

Në portë – Xhiorxhio Geci është portieri i kupës së parë të Kampioneve të Milanit në sezonin 1961-’62. Portieri, që mbërriti në Milano nga Xhenoa, e cila pranoi ta shkëmbente me Bufonin në sezonin 1959-’60, ishte konsideruar si i mbaruar nga Interi. Me zikaltrit që e larguan për Enco Mateuçin, Geci kishte luajtur 7 sezone (koleksionoi 186 prezenca dhe 2 tituj kampion).

 

Në mbrojtje – I rritur tek të rinjtë e Milanit shumë shpejt u kthye në një kolonë të mbrojtjes së “Djallit” që nuk e braktisi edhe u dënua pas skandalit të trukimeve. Mbrojtësi pranoi Serinë B në sezonin 1979-80. Ndërkohë që si shpërblim kuqezinjtë e “kurorëzuan” si kapiten në verën e 1981-it. Por një vit më pas, kur Milani shkoi përsëri në Serinë B, vendosi që të kalonte tek Interi. Milanistët reaguan shumë keq dhe, pasi e “pagëzuan” me nofkën “mosmirënjohësi i gjorë”, e goditën edhe me një gur. “Pasardhësit” e Kolovatit kanë qenë Favali e Simiç, që, pasi braktisën ngjyrat zikaltër ku nuk fituan asgjë, ngritën shumë trofe me Milanin.

 

Në mesfushë – Në mesfushë mjafton që të përmendim emra si Pirlo dhe Sedorf për t’i futur në mendime tifozët e Interit. Të dy këta lojtarë pas eksperiencës zikaltër provuan atë kuqezi, që në fund u rezultoi një mrekulli. Në këtë listë është futur edhe Muntari (u ble nga Portsmuthi për 14 milionë euro me kërkesë të Murinjos). Ganezi është nga të paktët që me ngjyrat zikaltër ka fituar më shumë se sa me ato kuqezi.

 

Në sulm – Në këtë repart emrat që kanë ndryshuar “besim” janë aq të famshëm saqë zgjedhja është e vështirë. “Tredhëmbëshi” i formuar nga Baxhio, Ronaldo e Ibra është më i diskutuari. Edhe pse në realitet vetëm “konvertimi” i Ronaldos ka “dërrmuar” më shumë interistët.

 

Në pankinë – Për kategorinë në fjalë “tradhtari” më i madh është Leonardo. Lojtar, drejtues dhe trajner i Milanit që në 2010-ën u ul në pankinën e Interit. Me këtë lëvizje braziliani ia doli që të linte mbrapa emra si Trapatoni dhe Zakeroni.