Milani nuk është ngritur ende në nivelin që pritej. Problemi duket qartë që është në mesfushë, ku mungon një fantazist. Leonardo po mendon të ndërhyjë në merkaton e janarit dhe sytë janë përsëri nga Çelsi.

Pasi mori Bakajokon, kuqezinjtë po mendojnë të “rrëmbejnë” edhe qëndërmesfushorin tjetër, Fabregas. Ky i  fundit nuk po gjen hapesira pas mbërritjes së Zhorzhinjos, ndaj dhe operacioni duket shumë i mundshëm.