ITALI – David Beckham nuk do të kthehet të luajë për Milanin. Mesfushori veteran anglez duhet të vazhdojë kërkimin e tij për një skuadër të re pas lamtumirës nga Los Angeles Galaxy. 

Ndërkohë, tabloidi britanik ‘The Sun’ ka publikuar një lajm “bombë”: Milan është në ndjekje të Jose Mourinho! Problemi i vetëm mbetet rroga e lartë e teknikut portugez të Real Madrid.

Silvio Berlusconi kërkon një tjetër trajner në krye të Milanit, por nëse mendohej se Pep Guardiola ishte objektivi kryesor, tashmë duket se vëmendja e presidentit është tek ‘The Special One’.

Sipas ‘The Sun’, Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Milan mund të jenë e ardhmja e trajnerit polemik.