“Më vjen keq për shkarkimin e Ancelottit, por kemi besim të plotë te Montella”. 

Drejtori Sportiv i Milan-it, Mirabelli, largon kështu çdo hipotezë për kthimin e teknikut emilian në krye të klubit kuqezi.

Drejtuesi 48-vjeçar tha se skuadra ka një trajner më të ri në moshë se Ancelotti, por po aq i aftë sa Carlo, duke theksuar faktin se klubi ka besim te projekti i nisur me Montella-n.