Milan shmangu humbjen përballë Parma në një ndeshje dramatike por tashmë Pioli duhet të bëjë llogaritë me disa dëmtime. Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë aspak pozitive në lidhje me Bennacer dhe Gabbia, të dy titullarët mund të rikthehen me ekipin vetëm pas vitit të ri.
Mesfushori algjerian ka pësuar një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së djathtë ndërsa mbrojtësi italian një tërheqje ne ligamentet e gjurit, parashikohet që Gabbia të qëndroj jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj.
Ndaj Genoa të mërkurën nuk është e sigurt as prezenca e Zllatan Ibrahimovic. Suedezi ka zhvilluar një seancë stërvitore së bashku me grupin por sërish ndjen shqetësime në kofshë. Me shumë mundësi Piolo mund të rikuperojë Salemaekers, por vetëm për në pankinë, nuk parashikohet të jetë titullarë.





