Joshua Zirkzee ka impresionuar në këtë sezon me fanellën e Bologna-s. Sulmuesi holandez do të sjell para në arkat e klubit kuqeblu në rast të lamtumirës së tij në merkaton e verës.

Por padyshim pak, nëse krahasohen me cilësitë e mëdha që holandezi tregoi në Serie A. Kjo për shkak se në orët e fundit ka dalë një detaj që gëzon të gjithë kërkuesit e tij.

Çmimi i tij tashmë është vendosur, dhe arrin në 40 milionë euro. Shumë larg shifrave monstruoze që mund të priste klubi emilian.

Ishte Bayern ai që e zbuloi klauzolën, raporton Corriere dello Sport, një klub që mori refuzimin e parë për Zirkzee.

Në thelb, bavarezët do të paguanin ‘më pak’ se çdo klub tjetër i interesuar në bazë të një marrëveshjeje të hartuar në atë kohë nga vetë Bologna me agjentin e sulmuesit.

Por ka edhe më shumë: vetëm 21 nga 40 milionë eurot në fjalë do të shkonin për ekipin italian.

Ky lajm është pritur me kënaqësi nga Juventusi dhe Milani, që janë më të interesuara për 22-vjeçarin.

Me çmimin e vendosur tashmë, gjëja kryesore është të gjesh një marrëveshje direkt me rrethin e futbollistit.

Megjithatë, Bayern mund të futet në garë edhe pse ka në ekip Harry Kane. Mundësia që bavarezët të rikthejë Zirkzee dhe më pas ta shesin atë me çmim të lartë nuk mund të përjashtohet. Premier League është gjithashtu në horizont, me Arsenalin në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.