Li Young, që ka në pronësi klubin e Milanit është vënë në kërkim të një ose më shumë ortakëve të rinj, ndoshta edhe italianë të gatshëm për të investuar në klubin kuqezi.

Sipërmarrësi kinez është duke bërë sondazhe në treg për të piketuar partnerë të rinj të mundshëm. Sipas burimeve të agjensisë prestigjioze Reauters, Li do të ishte shumë më i qetë nëse do kishte bashkëpunëtorë me të cilët të mund të ndante kostot dhe risqet financiare. Në 2016 klubi humbi jo pak por plot 75 milionë euro dhe supozohet se shifrat do të jenë në deficit për të paktën edhe një vit tjetër.”

Reauters ka kontaktuar me klubin për të marrë një përgjigje rreth kesaj hipoteze por ata kanë mohuar ndryshimin e maxhorancës së aksionerëve. Censura kineze që shtrëngon investimet jashtë vendit, vecanërisht në sport, ka qënë faktor që deri më tani Li Young nuk ka patur ortakë të tjerë kineze, ndaj këtë herë është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me investitorë italian.

Këshilltarët e bordit drejtues janë duke punuar për të zgjidhur edhe problemin e rimbursimit të borxhit prej 300 milionë eruosh për privatizimin e klubit kuqezi.