27 shkurt 2015 –  300 milionë euro: kaq i ofron Silvio Berlusconit një konsorcium arab për të blerë 30% të aksioneve të Milanit. Investitorët në fjalë kanë lidhje me pronarin e Manchester City-t, Sheikun Mansour.

Presidenti i Milanit kishte deklaruar më parë se dëshiron ta shesë Milanin, por pa pranuar ulje të vlerës. Më herët një biznesmen tajlandez, i njohur si "Mister B", deklaroi se do të shpenzonte 1 miliard euro për blerjen e Milanit, por nuk pati asgjë konkrete.