Delegacioni i tifozëve ultras, që është pritur mbrëmjen e së enjtes në vilën e presidentit Silvio Berlusconi, në Arkore, ka marrë disa përgjigje në lidhje me pyetjet që tifozët kuqezi i bëjnë vetes prej kohësh, por jo sqarime të mëdha në lidhje me kohën e shitjes së klubit. Në fakt, ky është aspekti i kësaj çështjeje që ngre shumë pikëpyetje, veçanërisht pasi grupi kinez ka kërkuar akoma kohë për të përgatitur dokumentacionin e posaçëm. Sipas më pesimistëve, kjo kërkesë është bërë për arsye financiare, me grupin kinez që mendohet se nuk ka arritur të grumbullojë akoma shumë e nevojshme për të mbyllur operacionin. Këto zëra janë shtuar shumë ditët e fundit, ndërsa “Finivest”, kompania që kontrollin klubin milanez, ashtu edhe përfaqësues të grupit kinez kanë përgënjeshtruar gjithçka.Arsyet pse është kërkuar më shumë kohë, janë shpjeguar në mënyrë informate: kalohet nga ripërpunimi dhe afatet e kontratës, që në fillim parashikonte blerjen e 80% të aksioneve dhe tani kërkohet blerja e plotë e kuqezinjve, deri te dalja e kapitalit nga Kina, që nuk është edhe aq e lehtë të bëhet për shkak të burokracisë. Kontaktet mes Galatioto dhe Gancikoff, që janë përfaqësuesit e “Fininvest” dhe grupit kinez vazhdojnë punën, ashtu si zyrat ligjore të shitësve dhe blerësve. Gjatë ditës së djeshme është thënë se dita e nënshkrimit të para-kontratës mund të jetë ajo e 16 gushtit, dhe është një mundësi që do të ishte koherente me domosdoshmëritë e kinezëve, por ka më shumë mundësi që gjithçka të mbyllet në ditët e fundit të muajit. Nëse do të ndodhë kështu, mbyllja e operacionit nuk do të ndodhë më brenda shtatorit, siç është parashikuar në fillim – në këto raste duhet të kalojnë 90 ditë nga nënshkrimi te mbyllja e operacionit – por mes tetorit dhe nëntorit. Kjo situatë është problematike për sa i takon merkatos, me kuqezinjtë që nuk do të kenë asnjë fond të dispozicion për të përforcuar skuadrën. Në këtë moment e vetmja mundësi që ka Milan për të bërë blerje është ajo e vetëfinancimit, duke shitur ata lojtarë nga të cilët mendon se mund të fitojë më shumë. Edhe nëse situata do të zhbllokohej në ditët e fundit të gushtit, nuk do të jetë aspak e lehtë të merren në Milanello lojtarët që i duhen trajnerit Montella.
Milan, shitja e klubit kthehet në një mister
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rusia sulmoi Kievin herët në mëngjes, Polonia ngre avionët luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore
BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga Ministeriali i Energjisë
Kukës, banori i zonës ndeshet në rrugë me një arushë dhe tre këlyshët e saj
Protesta e opozitës, arrestohen 4 persona, policia procedon penalisht 6 protestues





