Pas barazimit të djeshëm 1-1 kundër Romës, klubi i Milanit ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun portugez Paulo Fonseka. Shkarkimi iu komunikua vetë trajnerit portugez mbrëmë vonë pas barazimit ndaj Romës, por u zyrtarizua sot.
“AC Milan zyrtarisht njofton se ka liruar Paulo Fonseka nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi falënderon Paulon për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, -thuhet në deklaratën e bërë.
Ndërkaq është bërë e ditur se ai do të zëvendësohet nga patrioti i tij, Serxho Konseisao. Emërimi i tij ka bërë që tifozët e Milanit të ndahen në dy grupe: një pjesë e vlerësojnë dhe të tjerët janë në mëdyshje.
Ata kanë reaguar në rrjetet sociale pas shkarkimit të Paulo Fonsekës për mos arritjet e rezultateve të dëshiruara. Disa prej tyre kanë kritikuar drejtuesit e klubit duke i quajtur: “Menaxherë të kapur nga mutizmi selektiv”. Një tjetër shkruan: “Milani nuk e meriton një njeri si Fonseka”.
Fansa të tjerë janë të lumtur për ardhjen e portugezit Konseisao: “Është një përmirësim në krahasim me Fonsekën”.
“Të luash kundër Portos së tij ishte jashtëzakonisht e bezdisshme. Ai është po aq me temperament sa Konte”. “Unë do ta kisha dashur tashmë në gusht, pasi të hyjë në kampionatin aktual me superkupën nuk më emocionon shumë”, janë disa nga reagimet e tjera.