Në prag të ndeshjes së të enjtes mes Milanit dhe Shkëndijës, e vlefshme për Europa League, skuadra tetovarë ka përgatitur një video, e cila në pak minuta ka marrë mijëra like dhe është klikuar mijëra herë.Përmes një kolazhi fotosh dhe teksti, e shoqëruar në sfond me muzikë shqiptare, bëhet një krahasim mes Milanit, Milanos, Shkëndijes dhe Tetovës.

"E pranojmë që tetovarët e pëlqejnë Monika Belucin, por italianët ende çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destanit; italianët bien në dashuri dhe iu thyhet zemra shpejt, por ne mund t'u ofrojmë kardiologun me famë botërore Omer Dzemaili; italianët mund të kenë picat dhe pastat më të mira, por ne kemi shefin e mirënjohur në botë, Rene Redzepi; kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 mijë persona; por qyteti ynë ka 100 mijë banorë”, janë disa nga krahasimet që që kanë bërë tetovarët me Milanon.