Sukses i rëndësishëm për Milanin, duke mundur me përmbysje 3-1 në transfertë Cagliari-n.
Pas një fillimi të shkëlqyer për kuqezinjtë, vendasit e thyen ngërçin në minutën e 29-të me Luvumbo, që zhbllokon shifrat.
Skuadra e Piolit e kompenson menjëherë, me gëzimin e parë nga Okafor që vendosi ekulibrin në minutën e 40′.
Për ta dërguar “Djallin” në avantazh mendoi mbrojtësi Tomorit në të 46′.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen me eurogolin e Loftus-Cheek nga jashtë zonës në minutën e 60-të.
Pas kësaj fitorene Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve,
me 5 fitore nga 6 këtë sezon. Vetëm nokaut në derbin me Interin.





