Pavarësisht problemeve dhe situatës aspak të qetë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, drejtuesit e Milanit kanë nisur nga puna për të siguruar përforcime për merakton e verës.

Një nga objektivët në listen e kuqezinjve është edhe sulmuesi i Portos, Yacine Brahimi, për të cilin drejtuesit e klubit nga Milanello kanë kohë që e kërkojnë.

Për të arritur te kartoni i 29-vjeçarit më parë italianët duhet të mposhtin edhe konkurrencën e spanjollëve të Real Betis, që kanë shfaqur interes për futbollistin. Për ta lënë të lirë sulmuesin, drejtuesit e klubit portugez kërkojnë 26 milionë euro.