Benjamin Sesko i Leipzig është objektivi kryesor i Milanit për repartin e sulmit.

Sulmuesi slloven në Bundesligë ka një mesatare goli për çdo 117 minuta duke e tundur 12 herë rrjetën në 29 ndeshje.

Kontrata e 20-vjeçarit me Leipzig përfundon në vitin 2028, megjithatë Milan është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh dhe ta transferojë në Itali.

Inline image

Për “pistën” Sesko, drejtuesit nuk kanë ndërmend të presin as një miratim nga trajneri i ri.

Milani është i bindur se cilësitë e këtij futbollisti do të ishin të përshtatshëm për çdo trajner që do të merrte drejtimin e skuadrës.