Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit.Joshua Zirkzee, por edhe futbollisti i talentuar shqiptar, kuqezinjtë i duan të dy. Dhe në “Signal Iduna Park” do të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve.I cili do të ndjekë në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024. Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën.

Emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.