Milani ka gjetur zgjidhjen për sulmin në orët e fundit të merkatos, me kuqezinjtë që kanë arritur të transferojnë Santiago Giménez. 23-vjeçari, i cili ka shkëlqyer në radhët e Feyenoord, do të bashkohet pikërisht me rivalët e holandezëve në Champions.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ky operacion do t’i kushtojë Milanit 35 milionë euro. Ai ka fluturuar drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë si lojtari më i ri i “Djallit”. Meksikani do të zëvendësojë Alvaro Moratën, i cili është drejt kalimit të tij te Galatasaray.