Milani vijon punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Adriano Galiani do të niset sot drejt Spanjës dhe objektivi i tij atje do të jetë të mbyllë gjithçka për transferimin e dy futbollistëve me origjinë shqiptare. I pari është një emër që qarkullon prej kohësh, Mateo Musakio i Vijarealit. Mbrojtësi argjentinas me origjinë arbëreshe është në diskutime prej kohësh me klubin italian dhe tashmë mbetet vetëm të gjendet akordi i kuqezinjve me homologët spanjollë për të mbyllur përfundimisht transferimin e tij për një shifër që i afrohet 20 milionë eurove. Në listën e dëshirave të drejtuesit të Milanit është edhe mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi. Futbollisti shqiptar që luan për Gjermaninë është objektiv i merkatos së shumë klubeve të rëndësishme në Europë dhe kuqezinjtë janë gati të bëjnë edhe ata një ofertë te spanjollët për të siguruar firmën e qendërmbrojtësit.
Milani kërkon dy shqiptarë në merkato
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Urimi për Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse Durrës
Urimi për Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse Durrës (VIDEO)
Miratohet buxheti i vitit 2026 i bashkisë Durrës, opozita voton kundër
SHBA, gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares së zhdukur, policia zbulon se u vra nga nëna e saj





