Itali, 25 gusht 2014 – Skuadra e Milanit kërkon huazimin e lojtarit të Manchester United, Adnan Januzaj.
Sipas mediave italiane, për këtë skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka ofruar 1.5 milion euro për huazimin e Januzajt.
Me ardhjen e Angel Di Marias, Januzaj do ta ketë më të vështirë të gjejë një vend në formacion, ndaj kjo ofertë mund të vlente për të.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





