Filipo Terraçiano do të jetë një lojtar i ri i Milanit.

Mbrojtësi i krahut, i cili mund të përdoret edhe si anësor, edhe si mesfushor ka kryer me sukses dhe testet mjekësore teksa tani pruitet vetëm nënshkruarja e kontratës. 4 milionë plus bonus plus përqindje në rishitjen e ardhshme për ta rrëmbyer lojën nga Verona.

Lojtari ka mbërritur të shtunën në Milano për të përjetuar ditët e tij të para si kuqezi, teksa pas mbërritjes në hotel ka deklaruar: “Jam i lumtur”.