Milan barazoi 1-1 përballë Cagliarit mbrëmjen e djeshme, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A. Megjithatë, ajo ç’ka tërhoqi vëmendje te shqiptarët nuk ishte rezultati. Në prag të sfidës, klubi italian publikoi në rrjetin social “TikTok” një video të Mike Maignan. Portieri i “Djallit” kishte dalë në nxehmjen prag-sfide, teksa kjo video shoqërohej me këngën e titulluar “Fatos Nano”, të krijuar nga reperi Noizy. Një veprim i papritur ky nga klubi italian, ndërsa postimi u bë menjëherë viral edhe në Shqipëri. Shumë shqiptarë në komente shpreheshin të habitur se si Milan e krahason portierin e tyre me ish-kryeministrin e Shqipërisë.
Milani kujtohet për ish-kryeministrin shqiptar, Maignan shoqërohet me këngën për Fatos Nano teksa hyn në fushë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ekzekutohet në Izrael në mes të ditës bosi i mafias kaukaziane, momenti kur qëllohet me armë pas koke
Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha
Humbi jetën në aksidentin tragjik, shkolla “Leonik Tomeo” shpreh ngushëllimet
Qëlloi me armë drejt një makine të parkuar, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë





