11 dhjetor 2014 – Milani do të ketë stadiumin e tij. Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", stafi i Barbara Berlusconit ka përfunduar detajet për impiantin që do të ngrihet në Portello, në një zonë prej 60 mijë metrash katrorë pikërisht përballë selisë së klubit kuqezi.
Do të jetë një stadium 42 mijë vendësh, i ndërtuar deri në 15 metra nën tokë për t'iu përshtatur kufizimeve urbanistike dhe për të ulur ndotjen akustike në tribuna. Stadiumi mendohet të quhet "Emirates" dhe punimet priten të fillojnë në vitin 2016, ndërsa inagurimi pritet të bëhet mes viteve 2019-2020.





