Prej kohësh, Marcus Rashford është lënë jashtë skuadrës së Manchester United, me trajnerin Ruben Amorim që ja ka bërë të ditur sulmuesit anglez se nuk është më në planet e klubit.
Interesi për të është rritur menjëherë ndjeshëm, me shumë klube që janë të gatshëm për shërbimet e 27-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe Milani, me Zlatan Ibrahimovic që duket se ka nisur kontaktet me ish-shokun e tij të skuadrës te “Djajtë e Kuq”.
Shuma që Manchester United kërkon është 40 milionë paund, por rroga e Rashford duket se është një pengesë për Milanin.
Nga ana tjetër, “Djalli” po punon për një marrëveshje huazimi, e cila ka më shumë gjasa të ndodhë, teksa do të synojë blerjen e plotë verën e ardhshme.