12 mars 2015 – "Disa dashuri nuk mbarojnë, shkojnë diku e më pas kthehen…"

Është e sigurt se Adriano Galliani do të tentojnë rikthimin e bujshëm të Carlo Ancelotti-t në pankinën e Milanit. Lajmi jepet nga "TuttoSport". Tekniku i Real Madrid-it rrezikon stolin te "Los Blancos" dhe ka mbi vete hijen e Hierro-s dhe Zidane-t ndaj dhe kuqezinjtë do të tentojnë lëvizjen e madhe. Ancelotti fiton 8 milionë euro në sezon, por sipas gazetës italiane ai mund të pranojë uljen e pagës për të arritur rekordin e Rocco-s me 459 pankina në krye të Milanit (Ancelotti numëron 420). Por ekziston edhe një hipotezë tjetër: Carlo Ancelotti në krye të Italisë dhe Antonio Conte te Milani.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/