Javët e fundit, një nga emrat e lidhur me Milanin për sezonin e ardhshëm, ka qenë ai i Ibrahim Mazas. Talenti i ri i Hertha Berlin, në fakt, tashmë është ndjekur nga kuqezinjtë që gjatë merkatos së dimrit, madje duket se ka pasur edhe një ofertë për klubin teutonik. Problemi, aktualisht, duket të jetë djaloshi, i cili është duke këmbëngulur që të qëndrojë në zonën e tij të rehatisë në Gjermani.

Lajmin e fundit për këtë çështje e ka dhënë “Sky Sport Deutschland”, që saktëson se Milani së bashku me Shtutgartin dhe Bajer Leverkusenin janë ndër klubet e interesuara për talentin. Këto klube thuhet se kanë bërë tashmë një lëvizje të parë për nënshkrimin e tij.Në të njëjtën kohë, megjithatë, 19-vjeçari, siç thamë, do të preferonte Bundesligën.

Kërkesa e Hertës do të ishte 15 milionë euro për fantazistin në fjalë. Me siguri, do të afrohet edhe një sulmues, por prioritetet janë gjetkë. Nëse kuqezinjve u jepet mundësia, do të tentojnë nga Mançester Junajtidit njërin mes Zirkes dhe Hojlundit, me holandezin më të favorizuar për një largim nga “Old Trafford”.

Pas paraqitjes fantastike kundër Milanit dhjetë ditë më parë, u mendua se do të ishte Nunjo Tavaresh i Lacios pasardhësi i Teo Hernandezit, gjithmonë nëse ky i fundit, siç thuhet, do të shitet në merkaton e verës. Sidoqoftë, prej disa ditësh thuhet se zgjedhja e klubit ka rënë mbi Maksim de Kajperin e Bryzhit. Konkurrenca është e lartë, sidomos duke parë sezonin e belgut, megjithatë “Djallit” i nevojitet një prurje niveli në korsinë e majtë e me gjasë nuk do të kursehet.