Pas ofertës së djeshme prej 60 milionë eurosh që Monako i bëri Milanit për dyshen El Sharaui-Boateng, administratori Adriano Galiani është zhdukur pa lënë gjurmë. Të gjitha mediat italiane dhe ato franceze janë vënë në kërkim të drejtuesit kuqezi, por pa rezultat. Ndërkohë mediat franceze, pas disa kontakteve me krerët e Monakos, kanë bërë të ditur se dje në drekë, gjatë takimit me drejtuesin e Milanit, Adriano Galiani, nuk është folur aspak për talentin Stefan El Sharaui, por vetëm për transferimin e Kevin Princ Boatengut te Monako. Me pak fjalë, francezëve nuk u intereson italo-egjiptiani. Gjatë asaj dreke në Montekarlo, mësohet se drejtuesit francezë i kanë bërë të ditur Galianit se buxheti i tyre për merkaton është ezauruar me blerjet e Falkaos dhe Rodriguez. Si rrjedhojë nuk kanë ndërmend të ofrojnë 40 milionë euro për El Sharauin, por vetëm 12 milionë për Kevin Princ Boateng.
Tiago Alkantara Mesfushori 22-vjeçar është lojtari i ëndrrave për krerët kuqezi. Galiani i është qepuar nga pas mesfushorit spanjoll që në kohën kur në Katalunjë erdhi Cesk Fabregas. Por prezenca e Fabregas në “Kamp Nou” e ka shtyrë Alkantarën të mendojë largimin e tij nga Spanja. Dhe ditë më parë dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona ia ka shprehur tërë botës: “Barcelona nuk më siguron hapësirat që kërkoj, po mendoj të largohem”. Me të dëgjuar këtë deklaratë, Milani është hedhur në sulm për lojtarin. Ata tre gola që spanjolli i ka shënuar Kombëtares italiane ua kanë shtuar oreksin drejtuesve të “Djallit”. Ndërkohë, sipas “El Mundo Deportivo”-s Alkantara mund të transferohet te Milani për 18 milionë euro. Kjo e përditshme ka zbuluar një klauzolë interesante në kontratën që lidh spanjollin me klubin e Barcelonës. Sipas kësaj të përditshmeje, Alkantara nuk ka zhvilluar 60 për qind të ndeshjeve gjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë çmimi për prishjen e kontratës me Barcelonën është ulur nga 90 milionë euro deri në 18 milionë. Tani lojtari është i lirë të shkojë ku të dojë nëse një ekip depoziton në arkat e klubit spanjoll shumën e 18 milionë eurove. Mirëpo problemi kryesor për Milanin, përveç preferencës së lojtarit, është edhe konkurrenca. Sipas së përditshmes spanjolle, mesfushori 22-vjeçar dëshiron që sezonin që vjen të luajë me Junajtid ose Bajernin. Pra, kuqezinjtë janë në vendin e tretë të dëshirave të lojtarit. Megjithatë në rast se Milani do arrinte të shiste Boatengun, nuk do e kishte problem t’ia prishte mendjen Alkantaras të merrte avionin e parë për në Milano.
Burimi: http://www.panorama-sport.com/seria-a/milani-pas-alkantares-boateng-behet-kurban/#ixzz2WnhVmQZk
Milani pas Alkantarës, Boateng bëhet kurban
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Konflikt dhe përleshje brenda një lokali, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari
Kolonët sulmojnë një shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor, plagoset një foshnjë tetëmuajshe
E rëndë në Itali, 47-vjeçari vdes pasi u mbyt me panetone gjatë drekës së Krishtlindjes
Ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën pasi i vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë





