4 mars 2015 –  Milani nuk po kërkon vetëm një trajner për sezonin e ardhshëm, por po punon seriozisht edhe në merkato. Duke parë që Europa është shumë larg bashkë me teknikun Filippo Inzgahi pritet të largohen edhe disa futbollistë, shkruan "Calciomercato".

Siç kujton sot "La Gazzetta dello Sport", ekipi aktual i Milanit ka 31 lojtarë, që janë shumë për një klub që nuk garon në dy kompeticione. Për më tepër që kuqezinjtë duan të blejnë gjatë merkatos së verës një mbrojtës qëndre, Baselli dhe dy mesfushorë të tjerë, plus edhe një qëndërsulmues, veprime për të cilat duhen të ardhura. Qëndrojnë Bonaventura, kapiteni Montolivo, Menez, Diego Lopez, De Sciglio e Antonelli, ndërsa pritet të rinovojnë Abate, Abbiati dhe Bonera.