Milani mendon për Karim Benzema. Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe më konkretisht “Don Balon”, kuqezinjtë synojnë të afrojnë në skuadër sulmuesin francez për të kompletuar repartin e avancuar.

Bisedimet me Realin e Madridit megjithatë do të jenë të vështira për Milanin edhe pse kuqezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e Benzema.

31-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu ndërkohë që synimi i presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez është ta përfshijë francezin në tratativën që mund të çojë Mauro Icardin te Los Blancos.

Me pak fjalë, e ardhmja e Benzema parashikohet në Milano por mbetet për t’u parë nëse do të jetë me ngjyrat kuqezi apo ato zikaltër.