Milani shkarkon zyrtarisht nga detyra trajnerin Vincenzo Montella.
Pas barazimit 0-0 ndaj Torinos në San Siro drejtuesve kuqezinj u është sosur durimin, me Fassonen e Mirabellin që kanë marrë vendimin për të larguar nga pankina “aeroplanin”.
Montella paguan kështu për rezultatet e dobëta që ka regjistruar Milani në këtë fillim sezoni.
Pavarsisht se në merkato u shpenzuan më shumë se 200 milionë euro, kuqezinjtë i kanë bërë një nisje shumë të keqe kampionatit teksa pas 14 javëve të para kanë plot 18 pikë më pak se Napoli kryesues dhe 16 më pak se rivalët e urryer të Interit.
Zona Champions tashmë ngjason me një mision të pamundur për Milanin që do të riniset nga Genaro Gattuso.
Ish mesfushori i cili për momentin drejton skuadrën e të rinjëve të Milanit do të emërohet shumë shpejt në krye të stolit të kuqezinjëve, me objektivin për të përmisuar skuadrën në lojë dhe rezultate.





