Milani po kalon në momentet më të vështira dhe këtë sezon e sheh veten jashtë çdo objektivi duke luajtur për të zënë një vend në Kupat e Europës, por që aktualisht më afër me pikë ka fundin e tabelës. Kuqezinjtë afruan së fundmi Ibrahimoviç me shpresën se mund të bëjë mrekulli dhe të shpëtojë klubin. Në fakt, investimet nga klubi nuk kanë munguar por kanë shkuar në drejtim të paditur.
Në një raport të publikuar së fundmi, Milani ka shpenzuar plot 467 milionë euro në 30 muajt e fundit, ose afërsisht në tre vitet e fundit. Këto shpenzime kanë shkuar për futbollistë, trajnerë apo stafin teknik të ndërruar shpesh herë.Natyrisht që 467 milionë euro për 3 vite janë shumë për t’u shpenzuar duke menduar se Milani nuk po arrin të fitojë asgjë e për më tepër, e ka edhe të pamundur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Në dy vitet e fundit, kuqezinjtë arritën Ligën e Europës por u përjashtuan nga “FFP”, shkak shkeljet që kanë bërë në termat financiarë.





