Durrës, 25 gusht 2014 – Teuta fuqizohet me ardhjen e dy lojtarëve që janë njohje të vjetra të ekipit durrsak dhe që rikthen tek Teuta pas disa vitesh Vangjel Mile dhe Ilirjan Çaushaj. Vangjel Mile kthehet tek Teuta pas një eksperience tepër pozitive në Finlandë me ekipin PK 35 ku ishte edhe një golashënue i këtij ekipi, por tashmë Mile ka vendosur të rikthehet në Shqipëri dhe Teuta ka qenë ekipi që e ka mirëpritur pasi pikërisht në këtë ekip Mile ka arritur një sërë suksesesh duke qenë edhe golashënuesi kryesor kur aktivizohej me Teutën në vitet 2007-2010.

Mile do të jetë një fuqizim serioz i sulmit durrsak, i cili bëhet edhe më i rrezikshëm me ardhjen e një tjetër lojtari silësor në mesfushë siç është Ilirjan Çaushaj. Edhe Çaushaj rikthehet tek Teuta ku ai ka lujtur 6 vjet më parë. Çaushaj pas eksperiencave të dy viteve të fundit tek Skënderbeu dhe Tirana sezonin e kaluar ka luajtur në Greqi me PAE Kerkyra, ndërkohë që tani rikthehet në Shqipëri për t'u aktivizuar me ekipin durrsak. Këto rikthime janë të rëndësishme për Teutën që tashmë kompletohet edhe më shumë në këtë sezon që do të jetë tepër i vështirë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/