Durrës, 5 shtator 2014 – Teuta po përgatitet për sfidën me Elbasanin që do të luhet në datën 10 shtator ku për shkak të punimeve në Elbasan Arena ndeshja do të luhet në orën 16.00 në fushën sportive të Peqinit. Në kampin durrsak janë të bindur se do të marrin një fitore me çdo kusht. Sulmuesi Vangjel Mile deklaron se skuadra e tij nuk mjaftohet me rezultat tjetër veç fitores në përballjen e së dielës.
“Po presim me padurim të zbresim në fushë dhe të regjistrojmë fitoren e parë për këtë kampionat. Atmosfera në skuadër pas dy humbjeve nuk është e kënaqshme por të gjithë janë të gatshëm për të arritur te fitorja. Dy humbjet e para na kushtëzojnë që të mendojmë vetëm për fitore në përballjen e radhës ndaj Elbasanit. Teuta nuk ka rrugë tjetër, prandaj duhet të japim maksimumin në fushë dhe të mos e diskutojmë tripikëshin. Lojtarët e afruar së fundmi, mendoj se janë mjaft cilësorë dhe do të na ndihmojnë që të ecim sa më lart. Them se kemi formuar një skuadër simpatike, e cila mund të përballet denjësisht me cilindo kundërshtar. Por fillimisht duhet të fokusohemi vetëm te përballja e rradhës dhe më pas t’i marrim një e nga një ndeshjet në mënyurë që jo vetëm të ngrihemi por edhe të rekuperojmë pikët e lëna në dy ndeshjet e para”, thekson Mile.
Durrsakët e konsiderojnë Elbasanin si kundërshtar mjaft të fortë.
“E respektojmë maksimalisht kundërshtarin dhe po e përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përballje. Personalisht ndihem në formë dhe do të përpiqem me të gjitha mënyrat për shënuar ndaj elbasanasve pasi kështu ndihmoj ekipin për të arritur fitoren e parë”, përfundon sulmuesi i Teutës, Vangjel Mile.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





