Durrës, 26 gusht 2014 – Sulmuesi Vangjel Mile ka dalë në stërvitje së bashku me skuadrën. Lojtari do ta vazhdojë karierën në Durrës, duke u rikthyer pas disa vitesh. Mile do të ishte një mbështjetje për sulmin durrsak, i cili e ka ndierë së tepërmi mungesën e një “bomber” me eksperiencë.
Stafi drejtues i skuadrës durrsake ka deklaruar se merkato nuk është mbyllur ende për Teutën, e cila me shumë gjasa do të afrojë edhe lojtarë të tjerë në drejtim të përforcimit të skuadrës.
Drejtuesit durrsakë nuk konfirmojnë asnjë afrim për momentin madje as Çaushaj i cili përflitej shumë nuk është zyrtarizuar ende sepse bisedimet vazhdojnë, por në qarkullim ka zëra për afrimin edhe të lojtarëve të tjerë.
Ndërkaq senegalezi Moctar Fall pritet që të fillojë stërvitjen me durrsakët të mërkurën ndërkohë që ai është një lojtar i talentuar që do ët përforcojë ndjeshëm mesfushën durrsake.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





