29 dhjetor 2013 – Departamenti i Administratës Publike ka filluar procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Nëfaqen e Internetit www.pad.gov.al, janë publikuar pozicionet vakante në institucionet e linjës.
Përsa më sipër ju sqarojmë se aty do të gjeni informacionin përkatës në lidhje me vendet e lira në administratën publike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afatet brenda të cilëve ju duhet të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.
Duke marrë në konsideratë formimin tuaj akademik dhe profesional, do t’ju sugjeronim të aplikonit për pozicionet në të cilat ju i përmbushni kriteret e veçanta të publikimit duke dërguar në kutinë postare Nr.1751, dokumentacionin e mëposhtëm:
· kërkesën për aplikim,
· CV-në,
· fotokopje të diplomës dhe librezës së notave
· fotokopje të librezës së punës (nëse kërkohet)

· fotokopje të çertifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit

· fotokopje të vërtetimit të gjëndjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi

· një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Dokumentet mund t’i dërgoni edhe të skanuara në adresën: [email protected] dhe, nëse do të përzgjidheni, duhet t'i sillni të noterizuara.

Për më shumë informacion në lidhje me këto vende pune, ju lutem vizitoni faqen e Internetit www.pad.gov.al .

E Juaja,

Milena Harito,

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike