10 mars 2015 –Miley Cyrus njihet si një këngëtare problematike, ndërsa jo në pak raste është kapur mat duke marë drogë. Këngëtarja kërkon me çdo kusht që të marrë vëmendjen, ndërsa disa thashetheme qarkullojnë për shtatzëninë e saj. Por ajo nuk e ka lënë me kaq, pasi me anë të disa fotove, mbështet të gjitha zërat që qarkullojnë. Prej disa ditësh kanë qarkulluar zëra se Miley Cyrus pret një fëmijë nga i dashuri i saj, Patrick Schwarzenegger, dhe ndonëse nuk i ka mohuar këto zëra, Miley nuk ka humbur rast që t’i hedhë benzinë zjarrit. Por në fakt, siç shkruan revista ‘InTouch’, Miley nuk është e vetmja, pasi së fundmi është babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, i cili zgjodhi Twitter-in për të deklaruar se do të bëhej gjysh. Miley nuk ka humbur rastin që të tallet nëpër rrjete sociale me foto.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/