Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus vijon të jetë në vëmendjen e mediave. Pas ndarjes së bujshme me bashkëshortin e saj Liam Hemsworth, vetëm pak muaj pasi u lidhën në martesë, ajo nisi një lidhje me Kaitlynn Carter.
Por ndonëse marrëdhënia mes tyre po shkonte mjaft mirë dhe ishin tërë kohës pranë njëra-tjetrës, sërish Cyrus vendosi të ndahej edhe prej saj.
Burime pranë këngëtares janë shprehur për “People” se ajo dëshiron t’i kushtojë kohë vetes dhe karrierës së saj dhe për këtë arsye i pëlqen më shumë të qëndrojë beqare.
“Miley u nda nga Liam për t’u fokusuar tek vetja. Lidhja me Kaitlynn ishte një surprizë e bukur. Megjithatë Miley kishte investuar shumë në lidhjen e saj me Liam për një kohë të gjatë. Ajo po e ndiente se dhe marrëdhënia e saj me Kaitlynn po lëvizte gati në të njëjtin drejtim. Ato e kalonin çdo ditë bashkë kjo nuk ishte gjëja që Miley donte të bënte, pasi ajo dëshiron të fokusohet më shumë te karriera,”– janë shprehur burime pranë saj.
Ndonëse tashmë nuk janë më në një lidhje, Miley dhe Kaitlynn kanë mbetur mikesha të mira.





