Miley Cyrus bën pjesë në listën e njerëzve që kanë frikëra të pazakonta. Këngëtarja ka zbuluar se nuk i pëlqen letra. Ylli i popit i tha Jimmy Kimmel se ka “fobi” të vërtetë dhe se ka “nevojë për ndihmë.” Këngëtarja u tregoi shikuesve për “problemin e saj me Krishtlindjen”, frika nga mbështjellëset e dhuratave.

33-vjeçarja tha se edhe letra në tavolinën e Kimmel e bënte “t’i vinte për të vjellë”, kurse libri i tij “po e torturonte.”. Cyrus bëri disa herë fytyra neverie duke përshkruar një tjetër “problem që ka me letrën”, njerëzit “me duar të thata që e prekin.”. Ajo rrëfeu se hedh “letra të bukura” pa i hapur sepse nuk i duron dhe parapëlqen që me të të komunikojnë përmes një mesazhi, telefonate ose email.

Më tej shtoi se letrat për cigare janë “mirë” dhe tabletat “kanë zgjidhur shumë probleme me leximin” për të, ajo shprehu indinjatën ndaj dërgesave të Amazon.

Miley tha se kartoni është “shumë i thatë” dhe ka më shumë “letra në të”, ku u shpreh me shaka se një nga arsyet që u fejua me Maxx Morando është fakti që ai i hap të gjitha pakot jashtë shtëpisë. Kur Kimmel e pyeti nëse ajo do të arrinte të firmoste certifikatën e martesës, ajo kujtoi martesën e parë me ish-in, Liam Hemsworth. “Më duket se më kujtohet që letra ishte prej dylli, por unë kisha tymosur një cigare imagjinare me marijuanë. S’më kujtohet. S’jam e sigurt”, tha ajo.

Këngëtarja tha se po përpiqet ta kalojë, por ka nevojë për ndihmë. “Duhet të ketë ndonjë lloj ndërhyrjeje dhe do të provoj… ndoshta EDMR ose hipnozë sepse po më ndikon në jetën e përditshme.”. EDMR është terapia e Eye Movement Desensitization and Reprocessing, të cilën ajo e ka përdorur më parë për të mposhtur frikën nga skena.