14 janar 2015 –  Këngëtarja e muzikës pop, Miley Cyrus është zhveshur tërësisht, duke pozuar nudo për revistën “V Magazine”. Këngëtarja 22 – vjeçare ka publikuar fotot në llogarinë e saj Instagram, përfshirë edhe fotot ku është tërësisht e zhveshur, duke mbuluar me shkumë vetëm pjesët intime të trupit.

Disa nga fotot e publikuara në llogarinë e saj Instagram janë fshirë, për shkak të reporteve që i janë bërë dhe këngëtarja Miley nuk ka hezituar t’i ofendojë publikisht ata persona që i kanë bërë report fotove të saj.