“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve për fluturimet me avionë privatë. Një avion luksoz, me nisje nga Riad në Arabia Saudite dhe destinacion një kryeqytet evropian në një zonë të sigurt mund të kushtojë deri në 302 mijë euro në këto momente të vështira.

Megjithatë, ka persona me pasuri shumë të mëdha që po i paguajnë këto shuma pa u menduar dy herë. Disa prej tyre kanë udhëtuar ditët e fundit me automjete luksoze SUV nga Dubai drejt Riad, në udhëtime që kanë zgjatur deri në 10 orë, të shoqëruar nga roje private të armatosura, për të arritur në aeroport dhe për t’u larguar nga zonat e rrezikut.

Çmimet kaq të larta janë rezultat i kërkesës së madhe: miliarderët në mbarë botën po përpiqen të largohen nga zonat e rrezikshme, pavarësisht kostos. Në të njëjtën kohë, oferta për avionë privatë është e kufizuar.

Disa kompani ajrore nuk pranojnë të fluturojnë në kushte të tilla sigurie, ndërsa të tjera nuk kanë mbulimin e nevojshëm nga kompanitë e sigurimeve.

Në këtë situatë të ndërlikuar, një fluturim nga Maskat, kryeqyteti i Oman, drejt Stamboll kushton rreth 85 mijë euro për një avion me 6–8 vende. Bëhet fjalë për modelin Nextant 400XTi, një avion komod, por relativisht i vogël.

Kjo shumë është rreth tre herë më e lartë krahasuar me çmimin që paguhej para shpërthimit të konfliktit. Ndërkohë, biletat nga Oman drejt Moskë kushtojnë të paktën 20 mijë euro për person.