Miliarderi 33-vjeçar Ahim Saleh, u gjet i vdekur brenda një banese luksoze në New York ditën e sotme nga e motra e tij.

Ajo që i shokoi të gjithë ishte se trupi i tij u gjet i copëtuar me një sharrë elektrike.

Në fillim nuk mund të identifikohej kufoma pasi ishte vrarë në mënyrë makabre, por ishte e motra që zbuloi trupin.

Policia tha se sharra ishte akoma e futur në një prizë kur arritën, gjë që nxiti një hetim nëse arritja e motrës së Saleh në vendngjarje, kishte bërë që të ndërpritej krimi.

Kamerat e sigurisë në ashensor, kapën momentin kur Saleh hyri të hënën dhe ndoq me shpejtësi nga një person tjetër i maskuar.