Megajahti i miliarderit Reinhold Wirth, “Vibrant Curiosity” është ankoruar në portin e Durrësit, si një ndalesë gjatë rrugës për furnizimin me karburant dhe ndërrimin e ekuipazhit.

Kjo do të thotë se 5 milionë lekë (125,000 litra x 40 lekë/litri) do të derdhen në arkën e shtetit brenda pak orësh pas furnizimit me karburant.

Megajahti i miliarderit gjerman mbërriti në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga Dubrovniku dhe do të vazhdojë lundrimin për në Korfuz sot në mbrëmje.

I ndërtuar në Holandë, jahti luksoz që lundron nën flamurin e Maltës, strehon deri në 18 persona dhe ka një ekuipazh prej 26 vetash.